Situata para stacionit të policisë në Skenderaj vazhdon të jetë e tensionuar, një traktor është sjellë para objektit të policisë, ndërsa qindra qytetarë po qëndrojnë aty në shenjë përkrahjeje për Sami Lushtaku.
Sipas raportimeve të Drenica Press, Lushtaku pritet të intervistohet nga organet e rendit lidhur me incidentin e djeshëm ku u përfshi edhe Hyni Mehani.
Në zonë janë parë grupe të shumta qytetarësh të mbledhur pranë stacionit policor, ndërsa situata po ndiqet nga afër nga mediat dhe autoritetet kompetente.
- Advertisement -
