BallinaLajmeMërgim Lushtaku: Samiu nuk i ik drejtësisë, po provokohet nga VV-ja

Mërgim Lushtaku: Samiu nuk i ik drejtësisë, po provokohet nga VV-ja

Të ngjajshme

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Gruda reagon pas ngjarjes në Skenderaj: Urrejtja është bërë politikë shtetërore

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim...

Intervistimi i Sami Lushtakut/ Nis barrikadimi pranë stacionit policor

Pas pak pritet të nisë intervistimi i Sami Lushtakut,...

Kandidati për deputet i PDK-së, Mërgim Lushtaku, që është edhe djali i kryetarit të Skenderajt, Samiut, ka thënë se incidenti i një ditë më parë, në të cili u përfshinë babai i tij dhe kryetari i degës së Vetëvendosje për këtë komunë, Hysni Mehani, është një tjetër histori e shpifjes dhe provokimit që anëtarë të VV-së po i bëjnë familjarit të tij.

“Ka pasur një incident, ka ndodhur një rrahje dhe sigurisht që u shpërflit edhe emri i babait tim. Është deklaruar që nga fillimi që është i gatshëm me bashkëpunuar dhe që nuk ka asgjë, po po provokohet nga njerëzit e Albin Kurtit, nga mekanizmat e tij dhe pastaj kemi parë edhe edhe një ngjarje tjetër të të hidhur, ku fatkeqësisht është përdorur policia e Kosovës, njësia speciale konkretisht, që të tregojnë edhe të demonstrojnë forcën e tyre”.

Deputeti i disa legjislaturave të Kuvendit të Kosovës tha se edhe protesta e orëve të vona të së enjten, pas incidentit në Skenderaj, ishte një reagim normal i qytetarëve, të cilët, sipas tij, e konsideruan fyerje për ta dhe për Drenicën sjellën në Skenderaj të njësive speciale të policisë.

“Kjo u pa edhe nga qytetarët e vendit që si si fyerje e e qytetarisë, dhe si rezultat i saj edhe kanë dalë shumë qytetarë me protestuar në një të natës. Dhe derisa u largua njësia speciale, ku duhet t’i jap llogari drejtësisë, jo partive politike apo partisë në pushtet. Prandaj besoj po shihet qartë që Sami Lushtaku po i përgjigjet ftesës, siç e kemi deklaruar që nga fillimi, por derisa s’ka pasur ftesë zyrtare, sigurisht që nuk ka pasur edhe mundësi me u përgjigjur”.

Mërgim Lushtaku tha se babai i tij, Samiu, nuk i iki policisë, e as drejtësisë dhe se ai i përgjigjet gjithmonë ftesave që i vijnë nga këto organe dhe që as rasti i incidentit me Hysni Mehanin, nuk përbën përjashtim.

“Ka marrë ftesë zyrtare dhe do t’i përgjigjet shumë shpejtë stacionit policor në Skenderaj”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz