BallinaShowBizG-bani: Jozi ishte Luizi i BBVA 4, Gjesti fitoi nga votat e...

G-bani: Jozi ishte Luizi i BBVA 4, Gjesti fitoi nga votat e dhënë në mënyrë raciste të Kosovës

Të ngjajshme

Alkooli lidhet me mbi 60 sëmundje

Një rishikim i madh shkencor ka dhënë një paralajmërim...

Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për projekte të mëdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se në...

Djali i Maduros: Babai im po mbahet në qeli të mbipopulluar në SHBA

Një nga djemtë e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, ka...

Drama që rrethon Big Brother VIP Albania vazhdon të prodhojë tension edhe jashtë shtëpisë, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes është rikthyer G-Bani. I ftuar në një podcast, reperi ndezi sërish debatet me deklarata të forta për lojën dhe finalistët e edicionit të kaluar, duke rikthyer në skenë rivalitetin e tij me Gjesti.

Teksa komentonte rrugëtimin e banorëve në reality show, ai u ndal veçanërisht te Jozi, për të cilin tha se kishte profilin e një fituesi të madh. Sipas tij, Jozi ishte figura që mbarti energjinë dhe peshën kryesore të spektaklit, madje duke e krahasuar me fenomenin më të komentuar të formatit ndër vite. Por deklarata mori tjetër drejtim kur reperi hodhi dyshime mbi mënyrën si publiku votoi gjatë sezonit.

@permemedhene1912 Gibo flet per Jozin dhe Danjen#gbani #podcasting #shqiperia #bigbrothervipalbania #fyp ♬ original sound – PerMëmëdhenë

Pa kursyer kritikat, G-Bani pretendoi se rezultati final u ndikua nga votat që vinin nga Kosova në favor të Gjestit, të cilat ai i konsideroi të paragjykuara. Në të njëjtën kohë, ai u shpreh se fituesja ideale për të kishte qenë Danja, duke vlerësuar strategjinë dhe lojën e saj si më të rafinuarën në shtëpi.

Pas gjithë këtij shpërthimi verbal fshihet një histori e mbetur pezull nga koha e spektaklit. Pikërisht Gjesti ishte personi që çoi drejt eliminimit G-Banin dhe Jozin përmes “zarfit të zi”, një moment që ndryshoi rrjedhën e lojës dhe i largoi të dy nga gara për finalen. Edhe pse muajt kanë kaluar që nga mbyllja e spektaklit, duket se përplasjet dhe hatërmbetjet mes ish-banorëve vazhdojnë të mbeten të gjalla edhe jashtë kamerave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz