Carlo Ancelotti edhe zyratrisht ka vazhduar kontartën me kombëtaren e Brazilit.
Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar se tekniku italian do të drejtoj ”Selecaon”, deri në vitin 2030.
”Brazili vazhdon nën komandën e një prej trajnerëve më të mëdhenj në histori! Përkushtim, vazhdimësi dhe besim për ta çuar Kombëtaren braziliane edhe më tej. Udhëtimi vazhdon. Ëndrra jonë gjithashtu.”, thuhet në njoftim.
Paga e Ancelottit do jetë 10 milionë euro në vit.
- Advertisement -