BallinaLajmeParlamenti iranian: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm

Parlamenti iranian: Pasurimi i uraniumit është i panegociueshëm

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Parlamenti i Iranit ka deklaruar se programi bërthamor i vendit dhe pasurimi i uraniumit nuk do të jenë pjesë e negociatave ndërkombëtare.

Deklarata u bë nga zëdhënësi i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në parlamentin iranian, Ebrahim Rezaei, i cili citoi kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.

Sipas tij, “teknologjia bërthamore nuk është në axhendën e negociatave” dhe pasurimi i uraniumit “nuk është i negociueshëm”.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputetët iranianë theksuan nevojën për mbrojtjen e objekteve bërthamore dhe ruajtjen e arritjeve të Iranit në programin atomik.

Sipas mediave iraniane, disa anëtarë të komisionit e cilësuan të “padobishme” pjesëmarrjen e vendit në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe ndërsa vijojnë përplasjet diplomatike mes Iranit dhe vendeve perëndimore për programin bërthamor të Teheranit. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz