BallinaLajme“Qeveria po ua merr kompetencat komunave”, Ibrahimi: Rekrutimi në komuna po kalon...

“Qeveria po ua merr kompetencat komunave”, Ibrahimi: Rekrutimi në komuna po kalon nën kontrollin e nivelit qendror

Të ngjajshme

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se...

Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf

Parandalimi i çdo forme të dhunës edhe më tej...

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka folur rreth një rregulloreje të cilën po e kundërshton asociacioni.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për centralizimin e shumë kompetencave nga niveli qendror në raport me komunat.

“Tani rekrutimi i zyrtarëve publikë në nivelin lokal do të bëhet nga niveli qendror përmes sistemeve dixhitale. Në fillim të këtij viti edhe inspektorët e tregut u morën nga niveli qendror dhe kjo po shihet si një tendencë e centralizimit të shumë kompetencave dhe përgjegjësive të cilat janë të nivelit lokal”, ka thënë ai në Dukagjin.

Ai ka treguar edhe për cilët zyrtarë bëhet fjalë.

“Tash ka kryetarë komunash që do të shpallin pozita për shefa të sektorëve, ndërsa rekrutimi do të shkojë nga niveli qendror, përkatësisht nga divizioni i cili merret me këto procese. Në të kaluarën ka qenë që një pjesë e rekrutimit është kryer në nivelin qendror dhe pjesa tjetër në nivelin lokal, por tash me këtë rregullore të re pothuajse të gjitha kompetencat kalojnë në nivelin qendror”, ka thënë ai.

Ibrahimi, duke iu referuar Kushtetutës, ka thënë se njihen dy nivele të qeverisjes në vend dhe se sipas tij niveli qendror është mirë të përqendrohet në kompetencat që i ka në nivelin qendror dhe t’i lërë kompetencat që i takojnë nivelit lokal në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz