BallinaLajmeParaqitje në stacion e ndalim afrimi Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale,...

Paraqitje në stacion e ndalim afrimi Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Kadastrale, Gjykata merr vendim për 3 zyrtarët e ndaluar

Të ngjajshme

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Gruda reagon pas ngjarjes në Skenderaj: Urrejtja është bërë politikë shtetërore

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim...

Intervistimi i Sami Lushtakut/ Nis barrikadimi pranë stacionit policor

Pas pak pritet të nisë intervistimi i Sami Lushtakut,...

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur sot lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.S. për shkak të veprave penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Keqpërdorimi i informatës zyrtare dhe veprës penale Marrja e ryshfetit, ndaj të pandehurit L.R. për shkak të veprave penale Mashtrimi dhe Falsifikimi i dokumentit si dhe ndaj të pandehurit N.S. për shkak të veprave penale Falsifikim i dokumenteve, Legalizim i përmbajtës së rrem dhe veprës penale Deklarim i rrem nën betim.

Siç njofton Gjykata, gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, përmes Aktvendimit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe ndaj të pandehurve F.S., L.R. dhe N.S. ka caktuar masën Ndalimi për të iu ofruar vendit apo personit të caktuar, e cila masë të pandehurve iu është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, duke u llogaritur nga data 07.05.2026 deri më datë 07.06.2026.

“Obligohen tre të pandehurit që në largësinë prej 200 metra, të mos i ofrohen Komunës së Prishtinës si dhe Agjensionit Kadastral të Kosovës. Mosrespektimi i kësaj mase nga ana e të pandehurve, do të zëvendësohet me masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve F.S., L.R. dhe N.S., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 07.05.2026 deri më datë 07.06.2026.

Gjykata ka treguar se mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse të pandehurit nuk respektojnë masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz