BallinaLajmeReshitaj për bashkimin me Osmanin: Nuk e shoh si largim, por si...

Reshitaj për bashkimin me Osmanin: Nuk e shoh si largim, por si vazhdimësi të bindjeve të mia

Të ngjajshme

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se...

Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf

Parandalimi i çdo forme të dhunës edhe më tej...

Ish-deputetja Albena Reshitaj ka deklaruar se afrimi i saj me Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit nuk përbën largim politik nga Lëvizja Vetëvendosje, por vazhdimësi të qëndrimeve dhe bindjeve të saj të mëhershme.

Reshitaj, e ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se vota e saj për zgjedhjen e presidentes Osmani kishte ndikuar në “defaktorizimin” e Listës Serbe.

“Unë nuk e shoh këtë si një largim por si vazhdimësi të bindjeve të mija politike që nga viti 2021 ndoshta edhe atëherë kam qenë ‘problem’ sepse kam përkrahur zgjedhjen e presidentes së Republikës së Kosovës duke ndikuar në defaktorizimin e Listës Serbe, duke ia ushqyer kauzën Lëvizjes Vetëvendosje për të mos funksionuar, bashkëpunuar me Listën Serbe. Siç po shihet kam qenë problem dhe nëse kam qenë problem kjo më bën të kuptoj se të gjitha ligjet që i kam votuar prej një pozicioni të një deputeteje të vetme të pavarur atë kohë i bie që unë nuk paskam bërë kur kam qenë vota vendimtare për shumë ligje vitale për Republikën e Kosovës. Ndoshta unë paskam prishur strategji politike, manovra politike pasi partia në pushtet ka pasur 61 vota sepse është zgjedhur me 61 vota dhe ndoshta me qëllim kanë qenë 60 vota për të mos kaluar vetëm për një votë. Atëherë me të vërtetë paskam qenë problem dhe uroj që deputetë të tillë të jenë gjithmonë problem e të shtohen sa më shumë”, u shpreh Reshitaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz