Liverpooli nesër do të luajë një ndeshje të rëndësishme në Premierligë.
Ata do të përballen ndaj Chelseat, të cilët do të tentojnë të arrijnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Një ditë para ndeshjes, te “Reds” do të rikthehet Alexander Isak i cili ishte i lënduar në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Këtë e konfirmoi dhe trajneri i Liverpoolit, Arne Slot.
“Alexander Isak është rikthyer në stërvitje me ne dhe do të shohim se sa shumë mund ta përdorim atë këtë fundjavë”, u shpreh Slot./IndeksOnline/