BallinaLajmeKurti në ditëlindjen e Skënderbeut: Na frymëzon përherë ndër breza, Zoti i...

Kurti në ditëlindjen e Skënderbeut: Na frymëzon përherë ndër breza, Zoti i Arbërisë

Të ngjajshme

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan se historia e kombformimit dhe e shtetformimit te shqiptarët, është e lidhur pashqitshëm me figurën e Skënderbeut.

“Duke u nisur nga emri “Gjergj” dhe praktikat antroponimike kristiane, Fan Noli, si një nga biografët e tij, besonte që Skënderbeu kishte lindur më 6 maj, në ditën e Shën Gjergjit. Mbi këtë supozim, 6 maji mbahet si ditëlindja e tij. Andaj e kujtojmë sot, teksa na frymëzon përherë ndër breza, Zoti i Arbërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, shkruan Kurti.  

Shkrimi i tij i plotë:

Në vitin 1405 kur lindi djali i vogël i Gjon Kastriotit, askush nuk mund ta parashikonte që ai do të bëhej një ndër luftëtarët prijës më të shquar në histori dhe hero kombëtar i ne shqiptarëve. Ai u pagëzua me emrin Gjergj. Mbiemri Kastrioti, e tregonte origjinën fisnike të familjes së tij. Sa kohë që jetoi, ai do të bëhej i njohur si në Perandorinë Osmane ashtu edhe në tërë Evropën, për aftësitë e tij drejtuese dhe strategjitë ushtarake. Bota do ta njihte si Skënderbeu dhe do ta kujtonte ndër shekuj për trimëri, virtyte të larta morale kalorësiake dhe si një burrështetas të zot.

Historia e kombformimit dhe e shtetformimit te shqiptarët, është e lidhur pashqitshëm me figurën e Skënderbeut, si personifikim i luftëtarit të lirisë dhe si një gur me pozicion qendror në mozaikun e identitetit të shqiptarëve.

Duke u nisur nga emri “Gjergj” dhe praktikat antroponimike kristiane, Fan Noli, si një nga biografët e tij, besonte që Skënderbeu kishte lindur më 6 maj, në ditën e Shën Gjergjit. Mbi këtë supozim, 6 maji mbahet si ditëlindja e tij. Andaj e kujtojmë sot, teksa na frymëzon përherë ndër breza, Zoti i Arbërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz