Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është raportuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një kioskë dhe kanë vjedhur një sasi cigaresh në vlerë të përgjithshme rreth 480 euro.
Lidhur me këtë pas një pune hetimore, hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor Mitrovicë Veri kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rast.
Të njëjtit janë arrestuar sot, në adresat e tyre të banimit në Mitrovicë të Jugut.
Të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.
Të arrestuarit janë: S.A. (1995) dhe F.M. (2003).
Policia mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e të gjithë atyre që kryejnë apo tentojnë të kryejnë vepra penale.