BallinaLajmeE rëndë në Podujevë: Humb jetën një grua 44-vjeçare, u dërgua pa...

E rëndë në Podujevë: Humb jetën një grua 44-vjeçare, u dërgua pa shenja jete në urgjencë

Të ngjajshme

Bëhen 10 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA

3 maji i vitit 2016 është një nga datat...

Parashikimi i motit për nesër

Mot me diell dhe vranësira është paraparë të mbajë...

Austri; Helm i minjve në kavanozat me ushqim për fëmijë, arrestohet një person

Një 39-vjeçar është arrestuar në Austri në lidhje me...

Agim Bahtiri live në TikTok, e “shkreton” leximin e një fjalie të thjeshtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka dalë live...

Një grua 44-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Podujevë, në një rast që tashmë është duke u hetuar nga organet kompetente.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, e ndjera është dërguar nga familjarët në Qendrën e Urgjencës në gjendje të rëndë shëndetësore, ku menjëherë është pranuar nga stafi mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe procedurave të zakonshme mjekësore, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo kishte ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Autoritetet kanë bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se rasti është hapur si “hetim i vdekjes” dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Podujevë / 02.05.2026 – 16:12. Raportohet se nga familjarët është sjellë në Urgjencë një femër kosovare e moshës rreth 44 vjeçare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/
- Advertisement -