BallinaLajmeOsmani në Studime të Vushtrrisë: Ende s’ka drejtësi për krimet e Serbisë

Osmani në Studime të Vushtrrisë: Ende s’ka drejtësi për krimet e Serbisë

Të ngjajshme

Masakra e Studmiës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçit bën homazhe te varri i vëllai të varë në luftë

Lumnija Thaçi, bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçit, është par...

Arbeloa: Ajo që ndodh në zhveshtore, mbetet aty

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka refuzuar të...

Të paktën 9 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Të paktën nëntë persona u vranë nga sulmet izraelite...

Ish-presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ish-kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe në Studime të Vushtrrisë.

Osmani tha se ende nuk ka drejtësi për krimet që janë bërë ndaj civilëve shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe.

“Sikurse çdo vit, jemi pranë familjeve të Studimes, të cilët përkujtojnë më të dashurit e tyre në këtë ditë kur makineria gjenocidale serbe vrau civilë të paarmatosur, nga foshnjat deri tek më të moshuarit, duke treguar që nuk kishte asnjë pikë mëshire dhe duke dëshmuar edhe një herë se qëllimi i vetëm i Serbisë në raport me Kosovën ishte shfarosja e popullit shqiptar.

Edhe sot e kësaj dite nuk ka drejtësi për të gjithë ata që u masakruan në mënyrën më të vrazhdë të mundshme nga ana e Serbisë. Edhe sot, familjet që po i shohim këtu, vazhdojnë të punojnë, vazhdojnë të insistojnë, vazhdojnë të luftojnë që të ketë drejtësi për vrasjen e më të dashurve të tyre.

Serbia ka kryer krime të llahtarshme nëpër Kosovë, nga krimet kundër njerëzimit, te krimet e luftës e deri te gjenocidi kundër popullit tonë. Prandaj kurrë nuk do t’i harrojmë këto krime. Natyrisht që kurrë nuk do t’i falim dhe, në të njëjtën kohë, kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet tona të përbashkëta për drejtësi.

Sikurse çdo vit tjetër, jemi këtu me bashkëpunëtorë për të ndarë dhimbjen me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për të dëshmuar se kujtimi i tyre do të rrojë aq sa do të rrojë edhe vetë Republika jonë sovrane e pavarur, pra përjetë”, tha Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz