BallinaLajmeBerisha takon Plenković: Integrimi të bazohet në meritë dhe në përmbushjen e...

Berisha takon Plenković: Integrimi të bazohet në meritë dhe në përmbushjen e standardeve

Të ngjajshme

​1 Maji – Dita ndërkombëtare e punëtorëve

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky...

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Kosova i takon NATO-s

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur...

Arrestohen dy persona – konfiskohen të holla të përfituara nga shitja e narkotikëve

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar...

Miri: Po ta nisja nga dita e parë, gjithçka do varej nga..

Armir Shahini ose ndryshe Miri i West Side Family. ka...

“Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike”.

Kështu deklaroi kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, në kuadër të punimeve në Forumin e International Democrat Union (IDU) në Zagreb, raporton A2CNN. 

Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

U vlerësua veçanërisht përvoja e suksesshme e Kroacisë si një model integrimi i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike.

Në deklaratën për mediat të PD, thuhet se gjatë takimit Berisha u ndal në shqetësimin e thellë mbi situatën në Shqipëri, duke theksuar: regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në procesin zgjedhor dhe në jetën ekonomike të vendit, nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesën e llogaridhënies dhe të checks and balances.

Të dyja palët ranë dakord që procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur një qasje të bazuar vetëm në konsiderata gjeostrategjike. Nga ana e tij, Kryeministri Andrej Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë. Në përfundim, palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave, me synim mbështetjen e demokracisë dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe rajonit”, vijon njoftimi.  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz