BallinaSportSi reagoi Interi ndaj akuzave për mashtrim sportiv daj Rocchit?

Si reagoi Interi ndaj akuzave për mashtrim sportiv daj Rocchit?

Të ngjajshme

Përzgjedhësi i gjyqtarëve Gianluca Rocchi është nën hetim pas akuzave për mashtrim sportiv, pjesërisht për shkak të përzgjedhjes së gjyqtarëve që “favorizonin” Interin gjatë sezonit 2024-25.

Megjithatë, sipas zhvillimeve të fundit, “Nerazzurrët” nuk pritet të bëjnë ndonjë koment publik të menjëhershëm për këtë çështje.

Skandali më i fundit i arbitrimit në Serie A shpërtheu të shtunën, kur u njoftua se Rocchi është nën hetim për mashtrim sportiv.

Raportimet në Itali sugjerojnë se Rocchi ka punuar për të larguar gjyqtarin Daniele Doveri nga ndeshja e Serie A mes Bolognas dhe Interit më 20 prill 2025, pasi Doveri nuk konsiderohej si gjyqtar i favorshëm për “Nerazzurrët”.

Në vend të tij, ndeshja iu besua Andrea Colombos, ndërsa Doveri u “ridrejtua” për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit më 23 prill 2025.

Pretendohet se Rocchi mori vendimin për të larguar Doverin nga ndeshja Bologna–Inter ndërsa ndodhej në “San Siro” gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë më 2 prill, duke rënë dakord që Doveri të mos caktohej në ndeshjet që konsideroheshin “më të rëndësishme” për Interin.

Rocchi po ashtu përballet me akuza se ka ndikuar në një vendim të VAR-it duke goditur xhamin e dhomës së VAR-it dhe duke nxitur Daniele Paternan që të rekomandonte një rishikim në fushë për një penallti gjatë ndeshjes së Serie A mes Udineses dhe Parmas më 1 mars 2025.

Sipas raportimeve të së dielës nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi është befasuar nga këto akuza ndaj Rocchit.

Drejtuesit e lartë të klubit u mblodhën të shtunën për të diskutuar situatën dhe ndikimin e saj, por vendosën të mos publikojnë një deklaratë zyrtare.

Ata nuk pritet të flasin as me mediat të dielën, pasi nuk e konsiderojnë “momentin e duhur” pa një kuptim të plotë të fakteve.

Brenda klubit, Interi thuhet se është i “tronditur” nga zhvillimet, por njëkohësisht dëshiron të ruajë qetësinë dhe të mbajë lojtarët të fokusuar te fitimi i titullit të Serie A për sezonin 2025-26.

Klubi është gjithashtu i irrituar që emri i Alessandro Bastonit po përmendet sërish, pasi incidenti i tij me bërryl ndaj Ondrej Dudas në një ndeshje kundër Hellas Verona më 6 janar 2024 është rikthyer në vëmendje.

Interi thuhet gjithashtu se ka “dyshime” për akuzat ndaj Rocchit, veçanërisht për pretendimin se ai vendosi për largimin e Doverit ndërsa ndodhej në “Stadio Giuseppe Meazza” më 2 prill 2025.

Qëndrimi i klubit është se një stadium i mbushur plot në ditë ndeshjeje nuk do të ishte vendi më i përshtatshëm për një takim “tepër sekret”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi thekson gjithashtu se nëse Doveri do të largohej nga ndeshjet më të rëndësishme të ekipit, nuk do të kishte shumë kuptim që ai të caktohej për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës.

Për më tepër, vendimi i supozuar për të larguar Doverin nga ndeshja Bologna–Inter nuk rezultoi në favor të “Nerazzurrëve”, pasi ata e humbën ndeshjen 1-0 edhe me një gjyqtar tjetër në fushë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz