Federata e Peshkatarëve të Kosovës ka njoftuar se më 26 prill 2026, rreth orës 18:00, rojet e saj kanë zhvilluar aksione në mbrojtje të shumimit të peshkut në zonën Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë, ku kanë konfiskuar rrjeta të paligjshme të peshkimit.
Në njoftim shtohet edhe se, edhe më 23 prill në Nashec, rojet kanë konfiskuar dy rrjeta të krahut dhe një mjet të ndaluar peshkimi (terfuk/gjid), për çka është iniciuar menjëherë kallëzim penal.
Postimi:
Konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec të Prizrenit, rojet e peshkatarëve në aksion për mbrojtjen e peshkut
Federata e Peshkatarëve të Kosovës ka njoftuar se më 26 prill 2026, rreth orës 18:00, rojet e saj kanë zhvilluar aksione në mbrojtje të shumimit të peshkut në zonën Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë.
Gjatë këtyre kontrolleve janë konfiskuar rrjeta të paligjshme të peshkimit, ndërsa aktivitetet janë zhvilluar me angazhimin e plotë të rojeve në terren.
Ndërkaq, edhe më 23 prill në Nashec, rojet kanë konfiskuar dy rrjeta të krahut dhe një mjet të ndaluar peshkimi (terfuk/gjid), për çka është iniciuar menjëherë kallëzim penal.
Nga Federata u është shprehur mirënjohje rojeve për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e pasurisë ujore.