BallinaShowBizDasma e Dua Lipës nga 5 deri më 7 shtator, zbulohen detaje...

Dasma e Dua Lipës nga 5 deri më 7 shtator, zbulohen detaje të reja

Të ngjajshme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kësaj radhe për jetën e saj private.

Gazetari Erdis Deraci, duke raportuar drejtpërdrejt nga Italia në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka bërë të ditura disa detaje rreth dasmës së mundshme të artistes.

Dua Lipa wears sheer white dress to Jacquemus designer's wedding

Sipas tij, po qarkullojnë informacione se ceremonia e dasmës mund të mbahet këtë vit në Palermo, në rajonin e Sicilisë.

Ai theksoi se lajmi ka ngjallur interes të madh në Itali dhe se burimet lokale e konsiderojnë informacionin si të besueshëm.

“Duket sikur nga data 5 deri më 7 shtator do ta kemi këtë event të rëndësishëm. Diskutimet janë bërë më të thella dhe lajmi është bërë pothuajse zyrtar”, u shpreh Deraci.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo përfaqësuesit e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz