Një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” është ekstraduar nga Gjermania, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raportit zyrtar, rasti kishte ndodhur më 12 korrik 2025, rreth orës 20:59, në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku një mashkull kosovar dyshohet se kishte kryer veprën penale të vrasjes në tentativë, raporton KlanKosova.tv.
I dyshuari është ekstraduar më 24 prill 2026 nga Gjermania në Kosovë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gojbulë, Vushtrri 12.07.2025 – 20:59. Më 24.04.2026 lidhur me rastin, është ekstraduar nga Gjermania i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.