BallinaSportRosenior pas humbjes nga Brightoni fajëson edhe futbollistët

Rosenior pas humbjes nga Brightoni fajëson edhe futbollistët

Të ngjajshme

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior ka folur pas humbjes turpëruese 3-0 mbrëmë nga Brightoni.

Kjo ishte humbja e pestë radhazi në Premierligë duke humbur kështu shpresat për një vend që dërgon në Champions League për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, trajneri i Chelseas, Liam Rosenior morri përgjegjësinë për humbjen, por një pjesë të fajit ia la edhe futbollistëve.

“Kjo ishte e papranueshme. Unë kam mbrojtur lojtarët dhe mbaj përgjegjësi, por pas kësaj ndeshjeje edhe ata duhet të shikojnë veten në pasqyrë për atë që dhanë në fushë.

Humbëm 80% të dueleve, nuk fituam asnjë duel ajror. Dy gola erdhën nga situata ku mund të largonim topin me kokë. Në çdo nivel, me gabime të tilla dhe mungesë angazhimi, nuk fiton ndeshje.”, tha ndër të tjera Rosenior.

Pas 34 xhirove, Chelsea renditet e shtata në tabelë, me 48 pikë, shtatë më pak se Liverpuli që është në vendin e pestë, pozit kjo që dergon në Champions./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz