BallinaLajmeMbyllet përkohësisht biznesi i autopjesëve në Polac, reagon Drejtori i Inspekcionit

Mbyllet përkohësisht biznesi i autopjesëve në Polac, reagon Drejtori i Inspekcionit

Të ngjajshme

MODELI I SUKSESIT I KOLEGJIT AAB

Nga: Furtuna Mehmeti Në një kohë kur arsimi i lartë...

Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 maj

Lideri i ardhshëm i Hungarisë, Péter Magyar pritet të...

Mbi 500,000 kg materiale të riciklueshme të grumbulluara nga Fondacioni Golden Eagle & Frutex

Brenda vetëm 12 muajve, njësia “Golden Eco”, në kuadër...

Vedat Murqi me një mesazh falënderus ndaj tifozëve pas koreografis së djeshme

Vedat Muriqi padyshim se është një prej idolëve të...

Zvicra rrezikon mungesë karburanti për avionët para sezonit veror

Zvicra mund të përballet me mungesë të karburantit për...

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Skenderajt, Valon Haliti, ka dhënë sqarime lidhur me mbylljen e përkohshme të biznesit të autopjesëve “Hoti” në fshatin Polac.
Përmes një reagimi publik, Haliti ka bërë të ditur se vendimi për mbylljen e aktivitetit është marrë nga ai personalisht, duke hedhur poshtë çdo pretendim për ndikime politike në këtë rast.
Ai theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij profesionale ka vepruar në përputhje me ligjin dhe paanshmërinë institucionale, duke shtuar se edhe në këtë rast janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Sipas tij, operatorit ekonomik “Hoti” i janë dhënë në vazhdimësi afate për të përmbushur obligimet ligjore, të cilat nuk janë zbatuar. “Janë shterur të gjitha afatet ligjore. I është kërkuar minimalja – ose largimi i mjeteve të vjetruara ose vendosja e rrethojës”, ka deklaruar Haliti, duke shtuar se kjo çështje ka qenë problematike për më shumë se dy vite.
Ai gjithashtu kërkoi mirëkuptim nga bujqit që mund të jenë prekur nga kjo masë, ndërsa shprehu respekt për afaristin Megzon Hoti, duke e cilësuar si humanist, por theksoi se askush nuk mund të përjashtohet nga zbatimi i ligjit.
Vendimi për mbylljen e përkohshme mbetet në fuqi deri në përmbushjen e kushteve të kërkuara nga inspektorati komunal.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz