BallinaLajmePolicia ndalon kontrabandë me 150 shpezë në rrugën Preshevë–Gjilan

Policia ndalon kontrabandë me 150 shpezë në rrugën Preshevë–Gjilan

Të ngjajshme

Barcelona vendos objektivat e merkatos, disa emra për të përforcuar skuadrën

Barcelona vazhdon të hulumtojë tregun e transferimeve, për të...

Keisi s’i ndahet palestrës, publikon imazhe nga stërvitja

Keisi Medini e ka marrë seriozisht transformimin fizik. Bukuroshja shqiptare...

Vrasje e rëndë në tentativë, dy persona theren me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në rajonin jugor të vendit.

Sipas njoftimit, më 15 prill 2026, rreth orës 20:00, njësitet e Policisë Kufitare kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Preshevë–Gjilan, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit të furgonit, që drejtohej nga një shtetas serb, janë gjetur 15 kafaze me gjithsej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacion mbi prejardhjen.

Lidhur me rastin, automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë në Dogana e Kosovës.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe dukurive të tjera të kundërligjshme, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë në vend./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz