BallinaLajmeRama përshëndet ndryshimin në Hungari, uron Magyarin dhe konfirmon forcimin e marrëdhënieve...

Rama përshëndet ndryshimin në Hungari, uron Magyarin dhe konfirmon forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–Hungari

Të ngjajshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orbán humbi pushtetin pas 16 vitesh.

Përmes një postimi në X, Rama vlerësoi bashkëpunimin me Orbánin dhe rolin e tij në afrimin e Shqipërisë me Hungarinë, duke i uruar atij suksese në fazën e re të jetës.

Në të njëjtën kohë, ai përgëzoi liderin fitues të zgjedhjeve, Péter Magyar, për rezultatin e arritur, duke i uruar suksese në drejtimin e vendit.

Rama shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re hungareze, me synim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz