BallinaLajmeRama: Ishte kënaqësi të punoja me Orbanin dhe ia uroj gjithë të...

Rama: Ishte kënaqësi të punoja me Orbanin dhe ia uroj gjithë të mirat, e uroj ngrohtësisht Magyarin për fitoren mbresëlënëse

Të ngjajshme

Isufi akuzon Kurtin: Tentoi të mashtrojë partitë për Presidentin, mungon besimi politik

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),...

CNN: Bllokada detare e SHBA-së teston kufirin e durimit të Iranit

Donald Trump beson se dhimbja ekonomike do të bëjë...

Malisheva rikthen “Profën” si trajner

Malisheva ka gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti mik të mirë Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë i cili do të duhet ta dorëzojë pushtetin pas 16 vjetësh pas humbjes në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Rama tha se pati kënaqësinë të punonte me Orbanin.

“Ka qenë kënaqësi të punoja me Kryeministrin Orban dhe të dëshmoj afrimin e Shqipërisë dhe Hungarisë. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, shkroi ai në një postim në X.

Në vijim, ai e uroi kryeministrin e ardhshëm të Hungarisë, Peter Magyar, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet.

“Në të njëjtën kohë, e uroj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë çdo sukses në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkroi Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz