Ludo Lee ka zgjedhur të jetë krejtësisht i drejtpërdrejtë në daljen e tij të fundit televizive në “Prive By Liberta Spahiu”, duke mos kursyer asnjë koment.
Në intervistën e shkurtër në formatin ’60 sekonda’, ai u përball me një sërë pyetjesh provokuese, të cilave iu përgjigj menjëherë dhe pa u menduar gjatë.
Përmes këtij formati, zbuloi disa detaje interesante nga jeta personale, si dhe raportet që ka me ish-banorë dhe figura të tjera pas përfundimit të eksperiencës në reality shou.
Megjithatë, momenti që mori më së shumti vëmendje ishte kur u pyet për opinionistet e Big Brother VIP Kosova.
Pa hezitim, Ludo deklaroi se, nëse do të ishte vendimi i tij, as Olta Gixhari dhe as Leonora Jakupi nuk do të vazhdonin në atë rol, duke u shprehur qartë: se nuk do t’ua vazhdonte kontratën për të qenë pjesë e formatit si opinioniste.
Kjo duket se është ndikuar nga komentet që ka marrë për lojën e tij në Big Brother.
Sidoqoftë, Ludo Lee ishte një nga finalistët e këtij edicioni të Kosovës.