BallinaLajmeFaqja “Lolita” thotë se hoxha Ahmed Kalaja ua pezulloi llogaritë në...

Faqja “Lolita” thotë se hoxha Ahmed Kalaja ua pezulloi llogaritë në Instagram dhe Facebook

Të ngjajshme

Faqja “Lolita” ka denoncuar një sulm ndaj llogarive të saj në rrjetet sociale. Faqja e famshe shqiptare në Facebook deklaron se pas pezullimit të faqeve kryesore qëndron hoxha Ahmed Kalaja. Në një reagim të publikuar online, administratorët e faqes thonë se janë vënë në shënjestër përmes raportimeve të qëllimshme ndaj përmbajtjes së tyre.

Sipas “Lolita”, justifikimi zyrtar për bllokimin e llogarive lidhet me shkelje të të drejtave të autorit, por ata e konsiderojnë këtë vetëm si pretekst. Faqja pretendon se masa erdhi pas publikimeve të saj për një vizitë që Ahmed Kalaja i ka bërë Erion Veliajt në burg, si edhe për një rast kur Kalaja është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës.

Reagimi i Lolitës:

Prej ditësh jemi vënë në qendër të sulmeve nga blogeri që part time është hoxhë. Na ka raportuar faqen e madhe në facebook dhe instagramin, të cilat janë të pezulluara për momentin. Pretendon që i kemi shkelur të drejtën e autorit, por në fakt e shqetëson e vërteta. Nuk i del e keqja që kur i thashë se i ka çuar Erion Veliajt hurma në burg dhe që ka patur një çështje me antiterr*rin, për të cilën është dënuar me gjobë nga Gjykata e Tiranës. 7 faqe do t’i hap dhe prapë do e them atë që mendoj, se nuk ma mbyll dot gojën as ti as Erion Veliaj! 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz