Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë marrë masa ndëshkuese ndaj “Ujësjellësit”.
Sipas tij, këto masa janë marrë për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në infrastrukturë rrugore, e që ka thënë se e kanë lënë rrugët në gjendje të mjerueshme dhe të pasigurt për qytetarët.
Ai ka thënë se çdo intervenim duhet të lajmërohet paraprakisht në komunë, ashtu që të sigurohet zona e punimeve dhe të bëhet sanimi i menjëhershëm i asfaltit dhe trotuareve pas përfundimit të tyre.
“Megjithëse ujësjellësi është paralajmëruar disa herë për respektimin e këtyre procedurave, praktika ka vazhduar, duke detyruar Inspekcionin e Komunës të shqiptojë gjoba në dy raste të ndara”, ka thënë Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: