Një person është ndaluar për 48-orë për rastin e vdekjes së një punëtori në Ferizaj.
59-vjeçari ka rënë nda objekti i gjashtë i një objekti ndërtimi.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu, ka thënë për Tëvë1 se me vendim të prokurorit një person është ndaluar për 48-orë.
“Me vendim te prokurorit te shtetit është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak te dyshimit te veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 te Kodit Penal te Republikës se Kosovës. Prokurori i shtetit, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes se gjitha rrethanave të rastit në fjalë”, ka thënë ajo.