BallinaLajmeDikur familjarët ishin vetëm për dasma, sot në pozita të larta shtetërore...

Dikur familjarët ishin vetëm për dasma, sot në pozita të larta shtetërore – Gruaja e Armend Mujës emërohet drejtoreshë në një departament të MINT-it

Të ngjajshme

Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur...

16 ditë për presidentin, Nura i PDK’së: Çdo ftesë e Kurtit është vetëm farsë

Zyrtari i PDK-së, Jakup Nura, ka komentuar çështjen e...

Vdekja e punëtorit në Ferizaj pasi ra nga kati i gjashtë, ndalohet për 48 orë një person

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se kanë ndaluar...

Dikur familjarët për Lëvizjen Vetëvendosje ishin vetëm për dasma, por pas ardhjes në pushtet ndërruan qëndrimet e tyre, sot familjarët janë edhe për t’i rehatuar nëpër pozita pune në institucionet e vendit.

E njëjta ka ndodhur edhe me gruan e ministrit të Bujqësisë, Armend Mujës, Arjeta Islami Muja.

Ajo që nga korriku i 2025-tës, e ushtron detyrën e u.d të Drejtoreshës së Departamentit për Integrime evropiane dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ky vendim që nuk u bë asnjëherë publik, është marrë me 24 korrik 2025.

Arjeta Islami Muja, në deklarimin e pasurisë për vitin 2026, ka deklaruar pagë prej 1 mijë e 555 eurove nga Ministria ku kryen detyrën e drejtoreshës, ndërsa ka deklaruar edhe 1 mijë e 669 euro pagë nga Kuvendi i Kosovës për bashkëshortin e saj, Armend Mujën i cili gjatë vitit të kaluar ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Muja është emëruar ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti 3 ndërsa asnjëherë nuk ka treguar se bashkëshortja e tij ka zënë një post publik kaq të rëndësishëm në MINT. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz