BallinaLajmeVon der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme derisa Libani...

Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme derisa Libani “digjet”

Të ngjajshme

Shqipet “pushtojnë” Zvicrën, tre shqiptarë pjesë e formacionit të javës

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të lënë gjurmë në kampionatin...

Konjufca bën homazhe për Eliot Engel, thotë se ishte mik i madh i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherit zv.kryeministri...

Barça niset drejt Madridit, kanë vetëm një mision!

Skuadra e Barcelonës është nisur drejt Madridit, ku nesër...

15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja

Kanë mbetur edhe 15 ditë deri në përfundimin e...

Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik për sa kohë që Libani është “në flakë”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Një mësim kyç i javëve të fundit është se siguria është e pandashme. Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik ndërsa Libani është në flakë. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e Libanit dhe të zbatojnë një ndërprerje të plotë të armiqësive,” tha von der Leyen në një konferencë për shtyp, shkruan CNN.

Duke falënderuar Pakistanin për rolin e tij “të rëndësishëm” në ndërmjetësimin e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë fundjavës, ajo paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme në Liban “rrezikojnë të prishin gjithë procesin”.

Liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit është me “rëndësi thelbësore”, tha ajo, duke tërhequr vëmendjen për ndikimin ekonomik të luftës.

“Që nga fillimi i konfliktit, 44 ditë më parë, fatura jonë për importet e lëndëve fosile është rritur me mbi 22 miliardë euro. 44 ditë, 22 miliardë euro, asnjë molekulë energjie më shumë,” tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz