BallinaLajmePesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme

ChatGPT – Gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është zyrtare!

Është një fakt i qartë dhe i verifikuar ligjërisht...

Çfarë i ndodhi Brikenës në Instagram pas eliminimit?

Që prej eliminimit të saj të shtunën mbrëma në...

Qoku: Humbja e Orbanit, fitore për demokracinë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar lidhur me...

“Nuk dua debat”, Papa Leo: Do të vazhdoj të flas kundër luftës

Papa Leo ka deklaruar për Reuters të hënën se...

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë. 

Rastet që janë raportuar në Polici kanë qenë në Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Malishevë e Gjakovë, shkruan lajmi.net. 

Rastet e raportuara:  

Prishtinë 12.04.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lipjan 12.04.2026 – 12:00. Viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

Podujevë 12.04.2026 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila është me terapi për probleme mendore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu në trajtim mjekësor psikiatrik nën përcjellje të policisë është dërguar edhe e dyshuara. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.

Malishevë  12.04.2026 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 10.04.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz