BallinaLajmeMblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorëzimi në Hagë...

Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorëzimi në Hagë muajin tjetër

Të ngjajshme

Fitorja e opozitës, Von der Leyen: Hungaria zgjodhi Evropën

Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe...

Endrick: Periudha e vështirë te Real Madridi më ndihmoi të rilindja

Endrick ka folur hapur për periudhën e tij të...

Interi i fortë, e kthen rezultatin në favor ndaj Como-s

Skuadra e Interit e ka nisur frikshëm pjesën e...

Ministrja Pacolli ftohet si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë për Ujin në New York

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Nevojiten veç të dhënat personale që nënshkrimi të pranohet.

Përmes kësaj platforme online tash e një muaj qytetarët mund ta nënshkruajnë peticionin kombëtar në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.

Më shumë për numrin e nënshkrimeve që u mblodhën nga shkurti foli nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi.

“Deri më tani në bazë të informacioneve që i kemi nga terreni janë bërë rreth 100 mijë nënshkrime, prej tyre 28 mijë janë online ndërsa pjesa tjetër janë fizikisht”, ka deklaruar Sopi.

Sopi tregoi edhe hapat tjerë që do të ndërmerren për të kundërshtuar vendimet e Speciales për katërshen së UÇK-së në Hagë.

“Hapat tjerë që do i marrim ne si organizatë do të varet krejt nga vendimi dhe zhvillimet që do të jenë në gjykatën speciale”, ka theksuar ai.

Por, a mund të ketë ndikim ky peticion në vendimmarrjen e trupit gjykues?

“ky si mjet i presionit dhe ndikimit e deklarimit të një qëndrimi të një grupi të caktuar të interesave apo të shoqërisë mundet me pas një ndikim formal simbolik politik por jo ligjor sepse ky nuk është mjet që mundet me ndërhy në zhvillimin e procesit”, ka deklaruar  Asdren Bytyqi, avokat.

Bytyqi tha se i gjithë procesi i gjykimit ka pasur shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

“Mendoj që i tërë procesi që nga fillimi ka qenë i përcjellur me shkelje të të drejtave themelore të të pandehurve në procedurë pastaj me shkelje tjera si të burgosur që janë cënu, intimidu e kufizu në forma të ndryshme edhe të komunikimit”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjinin.

Dorëzimi i nënshkrimeve të peticionit kombëtar në Gjykatën Speciale në Hagës planifikohet të bëhet në fillim të muajit maj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz