BallinaSportMuriqi thyen rekorde, Ademi: Ai është ambasadori më i mirë i Kosovës

Muriqi thyen rekorde, Ademi: Ai është ambasadori më i mirë i Kosovës

Të ngjajshme

Interi i fortë, e kthen rezultatin në favor ndaj Como-s

Skuadra e Interit e ka nisur frikshëm pjesën e...

Ministrja Pacolli ftohet si folëse në Konferencën e Nivelit të Lartë për Ujin në New York

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Shokon Ludo Lee, zbulon vendin e çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Finalisti i “BBVK4” Ludo Lee, ka bërë “boom” me...

Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka uruar liderin e...

Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, Orban e pranon humbjen

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet...

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me një mesazh urimi pas arritjes historike të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi në futbollin spanjoll.

Në një postim publik, Ademi ka thënë se “pirati i Kosovës” po shkruan histori, pas vendosjes së rekordit të golave me klubin RCD Mallorca në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

“Me përkushtim, punë të palodhshme dhe shpirt luftarak, Vedati po lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij klubi dhe në La Liga”, thuhet në mesazhin e tij. Ai theksoi se kjo arritje merr edhe më shumë peshë pasi Muriqi ka tejkaluar një emër legjendar si Samuel Eto’o.

Ademi shtoi se sulmuesi prizrenas jo vetëm që është golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Kosovës, por edhe një lider në klubin e tij, duke e kthyer veten në një simbol krenarie për vendin.

“Me golat dhe paraqitjet e tij, Vedati është ambasadori më i mirë i Kosovës”, përfundoi kreu i Federata e Futbollit të Kosovës, duke i shprehur urimet më të përzemërta për këtë sukses të jashtëzakonshëm. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz