BallinaSportRob Green kritikon Arsenalin, lavdëron Manchester Cityn!

Rob Green kritikon Arsenalin, lavdëron Manchester Cityn!

Të ngjajshme

Shokon Ludo Lee, zbulon vendin e çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Finalisti i “BBVK4” Ludo Lee, ka bërë “boom” me...

Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka uruar liderin e...

Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, Orban e pranon humbjen

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet...

Një lider i madh botëror e uron rivalin e Orbanit, për fitoren në Hungari

Rivali i kryeministrit Viktor Orbán, Péter Magyar, ka bërë...

Era Istrefi “ndez rrjetin”, pozat provokuese që po çmendin ndjekësit

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen...

Ish-portieri anglez, Rob Green, ka vlerësuar paraqitjen dominuese të Manchester Cityt, duke theksuar mentalitetin fitues të skuadrës në përballjen ndaj Chelseat.

Sipas tij, City tregoi qartë se kishte vendosur ta fitonte ndeshjen, duke marrë kontrollin total të lojës dhe duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Në anën tjetër, Green ngriti pikëpyetje për Arsenalin, duke theksuar mungesën e një identiteti të qartë në fazën sulmuese, shkruan Indeksonline

“Është prill dhe Arsenali ende nuk e ka të qartë mënyrën më të mirë për të shënuar gola. Ndërsa te Manchester City ka lojtarë që marrin përgjegjësi dhe thonë: ‘Ma jep topin dhe unë do ta vendos ndeshjen’,” deklaroi ai për BBC.

Në aspektin e tabelës, gara për titull është bërë edhe më e nxehtë. Manchester City tashmë ka 64 pikë, vetëm gjashtë më pak se lideri Arsenal që kryeson me 70 pikë.

Situata bëhet edhe më interesante pasi City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, çka nënkupton se mund ta mbyllë diferencën edhe më shumë, madje potencialisht të kalojë në krye të renditjes.

Për më tepër, java e ardhshme sjell një përballje direkte mes dy rivalëve për titull, me Manchester City që pret Arsenalin në stadiumin “Etihad”. Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare në garën për titullin kampion në Angli./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz