Katy Perry po kalon shumë mirë në fundjavën e parë të festivalit muzikor Coachella 2026.
Ylli 41-vjeçar i muzikës pop ndau një sërë fotosh dhe videosh nga festivali në rrjetet sociale, duke treguar se si po e shijon muzikën, por edhe shoqërinë e të dashurit të saj, ish-kryeministrit kanadez Justin Trudeau, transmeton Indeksonline.
Këngëtarja e “Teenage Dream” postoi një seri fotosh me mbishkrimin “duke kontrolluar temperaturën e këtyre vajzave”, dhe në njërën prej tyre ajo mban veshur një bluzë me mbishkrimin zbavitës: “Të lutem, mos më lejo të të marr cigaren elektronike, çfarëdo që të them”.
Perry ndau gjithashtu reagimin e saj ndaj performancës së Justin Bieber, duke kapur një moment ku ai ishte në skenë duke kërkuar në YouTube për videot e tij të vjetra. “Falë Zotit që ka Premium. Nuk dua të shikoj reklama”, komentoi këngëtarja nga publiku./Indeksonline/
