Jennifer Lopez i emocionoi fansat me një performancë surprizë në festivalin e muzikës Coachella 2026 në Indio të Kalifornisë, të shtunën.
Këngëtarja 56-vjeçare e “On The Floor” doli në skenën Quasar natën e dytë të festivalit gjatë performancës së David Guetta-s për të performuar këngën e saj të re, “Save Me Tonight”, e cila u publikua muajin e kaluar, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja e cila gati sa nuk ra me fytyrë përtokë gjatë një shfaqjeje të kohëve të fundit në Las Vegas bashkëpunoi me DJ-in legjendar francez për të prodhuar këngën.
Turma shpërtheu kur Guetta njoftoi se kishte “ftuar një mik”, duke e bërë Lopez të dilte në skenë me një kostum të ngushtë për trupi, i cili tregonte fizikun e saj mahnitës dhe kishte një dekolte joshëse, duke lenë nën hije të gjithë./Indeksonline/
