BallinaLajmeTirana pret nesër Samitin e Diasporës

Tirana pret nesër Samitin e Diasporës

Të ngjajshme

Ballkani pret Gjilanin, këto janë formacionet zyrtare

Vazhdon edhe sot java e 28-të në Superligën e...

Drita synon të ruajë kreun me fitore ndaj Ferizajit, publikohen formacionet

Kampioni i Kosovës, Drita luan ndeshjen e radhës në...

Konfirmohet lëndimi i Muslijës, humbet sezonin

Florent Muslija ka pësuar një lëndim së fundmi. Ai u...

Bajrami akuzon Qeverinë: Inflacioni në rritje, barrën po e mbajnë qytetarët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj rritjes...

Tirana do të presë nesër (13 prill) edicionin e katërt të Samitit të Diasporës, një ngjarje që mbledh shqiptarët nga të gjitha anët e botës.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama tha se Samiti do të hapet me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe historitë e tyre, të cilat kreu i qeverisë i cilësoi si “histori krenarie shqiptare anë e mbanë”.

Rama theksoi se diaspora është sot një forcë konkrete zhvillimi dhe se merr pjesë në këtë samit pas përfshirjes për herë  të parë në zgjedhjet e vendit.

“Nesër mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës,  edicioni i katërt që mbledh shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë nga Shqipëria. E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëseardhjes, ku vëmendja do të jetë te njerëzit dhe historitë e tyre që janë edhe histori krenarie shqiptare anë e mban. Por njëkohësisht edhe një hapje për vlerësim, jo vetëm për shqiptarët që kanë kontribuar jashtë, por edhe miq të huaj të tyre që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së shqiptarëve. Sot diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen në këtë samit për herë të parë pas një përfshirje historike në zgjedhjet e vendit.  Sfida jonë është të strukturojmë një rrjet të tërë zemrash që rrahin për Shqipërinë dhe mendjesh që krijojnë vlerë të shtuar në një bashkëpunim që prodhon rezultatet për vendin”, tha Rama./rtsh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz