Ndryshe nga shumë vende të tjera, rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por kryesisht nga imigracioni.
Popullsia e Zvicrës ka shënuar një rritje të fortë gjatë 50 viteve të fundit, duke kaluar nga rreth 6.3 milionë në vitin 1975 në mbi 9 milionë sot.
Kjo rritje e shpejtë e rendit vendin ndër shtetet me rritjen më të lartë në Evropën Perëndimore, pas Luksemburgut dhe Irlandës.
Emigracioni – faktori kryesor
Ndryshe nga shumë vende të tjera, rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por kryesisht nga imigracioni. Zvicra mbetet shumë atraktive për punëtorët e huaj falë pagave të larta dhe stabilitetit ekonomik, ndërsa rreth 75% e të huajve vijnë nga BE-ja.
Migrim i dyanshëm
Një pjesë e madhe e emigrantëve largohen pas pensionimit për shkak të kostos së lartë të jetesës. Sipas studimeve, 40–60% e disa grupeve kthehen në vendet e tyre.
Avantazhe dhe sfida
Ky model sjell përfitime ekonomike, pasi rrit fuqinë punëtore pa shtuar shumë barrën e pensioneve.
Megjithatë, rritja e popullsisë dhe imigracionit ka shtuar presionin mbi banesat dhe infrastrukturën, veçanërisht pas marrëveshjes së lëvizjes së lirë me BE-në në vitin 2002./Albinfo.ch