Dy ditë më parë është zhvilluar ndeshja e Bundesligës mes Augsburgut dhe Hoffenheimit.
Ndeshje kjo që tek ne shihet si derbi kosovar, me Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin e Hoffenheimit dhe Elvis Rexhbeçajn të Augsburgut.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët tanë publikuan një “selfie” së bashku në zhveshtore me Hoffenheimin që postoi këtë në faqen e tyre me mbishkrimin “Team Kosova”.
Ndeshja përfundoi barazim me rezultat 2-2./IndeksOnline/