BallinaLajmeButa i përfshirë në incidentin në Ferizaj, dyshohet se ishte cak i...

Buta i përfshirë në incidentin në Ferizaj, dyshohet se ishte cak i sulmit

Të ngjajshme

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një përleshje të shoqëruar me të shtëna me armë zjarri që ndodhi sonte në Ferizaj.

Ngjarja është raportuar në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, afër qendrës tregtare “Eurogjigant”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, bëri të ditur për IndeksOnline se rreth orës 20:25 policia ka pranuar informacion për një rrahje, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, por jo nga arma e zjarrit.

“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit”, ka thënë Veseli për IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe se për informata shtesë do të njoftohet në raportet vijuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz