Aktualisht po zhvillohet ndeshja Sevilla-Atletico Madridi.
Ndeshje kjo jo me rëndësi për Atleticon, por një jetike për Sevillan e cila lufton për mbijetesë.
Ajo çka bie në sy është 11-shja që ka vendosur “Cholo” për këtë ndeshje, ku vendosi që të luante me rezervat dhe duke lënë në stol yjet.

Kjo shihet si një taktikë nga argjentinasi, i cili dëshiron të ketë lojtarët gati për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht, Atletico po humbet nga Sevilla me rezultat 1-0./IndeksOnline/