BallinaBotëStabilizohen tregjet e naftës/ Çmimi bie në 95 dollarë për fuçi, investitorët...

Stabilizohen tregjet e naftës/ Çmimi bie në 95 dollarë për fuçi, investitorët presin fundit e luftës

Të ngjajshme

Mungesa e karburantit rrit çmimet e biletave/ Mbyllja e Hormuzit paraqet rreziqe të mëdha për mungesë karburanti

Aeroportet evropiane rrezikojnë një “mungesë sistemike” të karburantit për...

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti

Donald Trump ka postuar sërish në Truth Social ndërsa...

Nisin bisedimet SHBA-Iran, zbulohen detaje mbi delegacionet në Islamabad

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmon...

Mjeku: Mbani një gotë ujë pranë shtratit për zemrën tuaj

Një mjek ka këshilluar që njerëzit të mbajnë një...

Çmimi i naftës pësoi përsëri ulje në bursat ndërkombëtare. Aktualisht një fuçi naftë po shitet me rreth 95 dollarë  nga 98 që ishte më herët  duke pësuar një ulje me 3 dollarë brenda 24 orëve.

Lëvizjet vijnë mes një optimizmi të kujdesshëm se lufta në Lindjen e Mesme mund të jetë drejt fundit .

Negociatat midis delegacioneve  amerikane dhe iraniane  po mbahen gjatë fundjavës në Pakistan ndërsa Izraeli ka rënë dakord të zhvillojë bisedime me qeverinë e Libanit, duke rritur shpresat për qetësim të situatës.

Presidenti i SHBA-së Trump tha se ishte “optimist” për një marrëveshje të mundshme, edhe pse paralajmëroi Teheranin për tarifat e propozuara të tranzitit në Ngushticën e Hormuzit. Pavarësisht kësaj, Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur, me raportet që tregojnë se Irani po shqyrton vendosjen e tarifave për kalimin e anijeve.

Duke shtuar shqetësimet për furnizimin, Arabia Saudite tha se sulmet ndaj objekteve të saj të naftës kanë ulur kapacitetin e prodhimit me rreth 600 mijë fuçi në ditë dhe kanë ulur prodhimin e Tubacionit Lindje-Perëndim me afërsisht 700 mijë fuçi në ditë.

Bilanci i 6 javëve konflikt mbetet i rëndë për sektorin e energjisë. Sipas të dhënave, rreth 50 asete infrastrukturore në Gjirin Persik janë dëmtuar nga sulmet me dronë dhe raketa, duke nxjerrë jashtë funksionit një kapacitet rafinimi prej 2.4 milionë fuçi në ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz