BallinaSportArsenali mposhtet nga Bournemouth, rrezikon titullin në javët vendimtare

Arsenali mposhtet nga Bournemouth, rrezikon titullin në javët vendimtare

Të ngjajshme

Arsenali ka bërë një gabim të madh, i cili mund ti kustoj me humjen e titullit të Premierligës.

”Topçinjët” në ndeshjen e javës së 32-të, pësuan humbje nga Bounemouth, para tifozëve vendas në ”Emirates Stadium”, me rezultat 2-1.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi, me golin e Eli Junior Kroupi, në minutën e 17-të.

Viktor Gyokeres barazoi shifrat, pasi u tregua i sakt nga pika e bardhë, në minutën e 35-të.

Golin për fitoren e Bournemouth e shënoi Alex Scott, në minutën e 74-të.

Arsenali përkundër humbjes, vazhdon të jetë lider i tabelës, me 70 pikë, nëntë më shumë se Manchester City, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Bournemouth shkon në kuotën e 45 pikëve, dhe renditet e nënta në tabelë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz