BallinaLajmeMilionat për sportin – sa arrijnë te sportisti?

Milionat për sportin – sa arrijnë te sportisti?

Të ngjajshme

Rama ndaj opozitës: S’ka bllokim të negociatave me BE-në

Rama gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Lushnje, kritikoi...

Djemtë e Michael Jackson shfaqen në publik në Berlin pas një kohe të gjatë

Princi dhe Bigi Jackson, djemtë e legjendës së muzikës...

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Është kthyer në rigjykim nga Apeli rasti i njohur...

Düsseldorf më afër se kurrë me PrishtinaTicket

Udhëtimi drejt Düsseldorf-it tashmë bëhet më i thjeshtë se...

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndarë mbi 6.5 milionë euro për 39 federata sportive për vitin 2026, një investim i konsiderueshëm që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e performancës së sportistëve në vend.

Ky po vlerësohet se është hap pozitiv dhe i nevojshëm për avancimin e sportit, sidomos në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar dhe rritjes së cilësisë së aktiviteteve sportive.

Megjithatë, përtej shifrave dhe memorandumëve të nënshkruar, lind një pyetje thelbësore: Sa nga kjo mbështetje reale arrin te vetë sportisti?

Realisht, në shumë sporte, veçanërisht ato individuale si karateja, boksi apo sporte të tjera të ngjashme, shpeshherë janë vetë sportistët dhe familjet e tyre që mbulojnë shpenzimet kryesore:

pjesëmarrjen në gara,

pajisjet sportive,

udhëtimet dhe akomodimin,

trajnimet dhe përgatitjet.

-Në të njëjtën kohë, klubet dhe federatat shpesh falënderojnë sponsorë dhe investitorë për mbështetjen, ndërsa barra reale financiare vazhdon të mbetet te prindërit.

Pra, Transparenca dhe llogaridhënia është një domosdoshmëri. Nëse fondet publike kanë për qëllim zhvillimin e sportit, atëherë është e drejtë të kërkohet:

transparencë mbi shpërndarjen e mjeteve,

raportim i qartë për përdorimin e tyre,

dhe mbi të gjitha, ndikim konkret te sportisti.

– A përkthehen këto investime në më shumë mbështetje direkte për garuesit?

– A u lehtësohen atyre kostot që sot i përballojnë vetë?

– Apo fondet ndalen në nivele të ndërmjetme?!

-Andaj ku po mbetet sportisti në qendër – apo në fund të zinxhirit?

Zhvillimi i sportit nuk matet vetëm me buxhetin e ndarë, por me atë që ndjen sportisti në praktikë: mundësitë për të garuar, kushtet për t’u stërvitur, dhe mbështetjen reale financiare.

Nëse sportisti vazhdon të paguajë nga xhepi për të përfaqësuar vendin, atëherë lind nevoja për një reflektim më të thellë institucional.

– Investimi prej miliona eurosh është një mundësi e madhe për sportin kosovar. Por kjo mundësi duhet të shoqërohet me:

– kontroll më të fortë të fondeve

– transparencë të plotë

– dhe orientim të qartë drejt sportistit

Sepse në fund, rezultatet ndërkombëtare nuk i sjellin memorandumet – i sjell sportisti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz