BallinaBotëAeroportet evropiane probleme me furnizimin e karburanteve, pritet të ketë telashe me...

Aeroportet evropiane probleme me furnizimin e karburanteve, pritet të ketë telashe me udhëtime gjatë verës

Të ngjajshme

Liga e Kampionëve kusht për Juventusin që t’i ruajë tre yjet e skuadrës

La Gazzetta dello Sport raporton se Juventus do të...

Kundërshtarë në fushë, dy yjet e Kosovës bëhen bashkë pas ndeshjes

Ausburg dhe Heffenheim u përballën mbrëmë në Bundesligën gjermane,...

Milionat për sportin – sa arrijnë te sportisti?

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndarë mbi 6.5...

Kreu i Këshillit të Aeroporteve Ndërkombëtare të Evropës, Olivier Jankovec, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian për një “mungesë sistematike të karburantit të avionëve”, e cila, sipas tij, mund të arrijë në nivele kritike brenda tre javësh si pasojë e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Në një deklarim publik të publikuar në media të ndryshme , Jankovec theksoi se kjo situatë paraqet rrezik serioz për sezonin veror të udhëtimeve, duke shtuar se një krizë e tillë mund “të dëmtojë ndjeshëm ekonominë evropiane”, veçanërisht sektorin e aviacionit dhe turizmit, transmeton Klankosova.tv.

Ai u bëri thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian që të ndërmarrin masa konkrete, përfshirë organizimin e blerjeve kolektive të karburantit për vendet anëtare, monitorimin e vazhdueshëm të rezervave dhe identifikimin e burimeve alternative të furnizimit me karburant, si pjesë e një strategjie të koordinuar.

Në anën tjetër, Task-Forca e Bashkimit Evropian për Energjinë ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “rrezik i menjëhershëm për sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz” si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme, duke vlerësuar se nuk ka nevojë për lirimin e stoqeve shtesë në këtë fazë.

Megjithatë, ky mekanizëm ka paralajmëruar për rreziqe të mundshme në afat më të gjatë, duke theksuar se “karburanti i avionëve mbetet shqetësimi kryesor”, kryesisht për shkak të varësisë së lartë nga importet dhe ndjeshmërisë së tregut ndaj krizave gjeopolitike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz