BallinaLajmeVdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

Të ngjajshme

Milionat për sportin – sa arrijnë te sportisti?

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndarë mbi 6.5...

Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

FIFA nuk pranon kërkesën e Iranit, ndeshjet e Kupës së Botës do ti luaj në Amerikë

Iranit i është refuzuar kërkesa që ndeshjet e Kupës...

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.

Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë atë.

    

Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij për rastin e rëndë.

Si erdhi deri te ky aksident? 

Media austriake “orf” njoftoi se i riu nga Kosova, që jetonte në Eferding, ishte duke rrugët për në punë pak pas orës 7:00 mëngjesin e së shtunës.

Për arsye ende të panjohura, ai ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës, siç kanë thënë shoferët tjerë.

Kamioni me të cilin u ndesh i riu nga Kosova po drejtohej nga një 63-vjeçar. Makinat u ndeshën përballë me njëra-tjetrën dhe u rrokullisën, transmeton Klankosova.tv.

Goditja ishte aq e madhe sa shoferi i ri mbeti i ngujuar në makinën e shkatërruar dhe pësoi lëndime të rënda.

Një mjek rastisi aty pranë dhe menjëherë ofroi ndihmën e parë. Më pas erdhën edhe zjarrfikësit e Brigadës Polsing dhe Alkoven. Ata e nxorën kosovarin e lënduar rëndë nga rrënojat. Megjithatë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në vend të ngjarjes.

Një kushëri i viktimës nga aksidenti fatal arriti me shpejtësi në vend të ngjarjes, i cili edhe e informoi babanë e 19-vjeçarit për rastin tragjik.

Anëtarët e familjes pranuan kujdes psikologjik.

Shoferi i kamionit përjetoi tronditje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz