BallinaLajmeHoxhaj kujton takimet me kongresistin Engel: Mbështetja e tij nuk ishte vetëm...

Hoxhaj kujton takimet me kongresistin Engel: Mbështetja e tij nuk ishte vetëm politike

Të ngjajshme

Gjira nënë për herë të tretë, sjell në jetë vajzën

Familja e këngëtares së dashur shqiptare, Gjira Kajtazi, sapo...

Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar kohën e bashkëpunimit me kongresmenin Eliot Engel.

Ai ka vlerësuar se Engel ishte një autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral.

Në profilin e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se ai do të mbetet përgjithmonë i lidhur me miqësinë e madhe mes Kosovës dhe Amerikës.

“Ndarja nga jeta e Eliot Engel më preku thellë, jo vetëm si një mik i madh i Kosovës, por edhe si një zë i fuqishëm në ShBA për të vërtetën e shqiptarëve. Për mua dhe për çdo shqiptar, ai ishte një autoritet i pazëvendësueshëm politik dhe moral. Kam pasur privilegjin të punoj me të në përpjekjet për njohjen e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik, prandaj mbështetja e tij nuk ishte vetëm politike, por edhe thellësisht njerëzore e personale. Emri i tij do të mbetet përgjithmonë i lidhur me miqësinë e madhe mes Kosovës dhe Amerikës, ndërsa besimi i tij në të ardhmen e vendit tonë nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz