Pas disa ditësh shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore, këngëtarja Xhesika Ndoja ka reaguar personalisht përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka konfirmuar se ka kaluar një situatë kritike, duke zbuluar se ka qenë e shtruar në reanimacion.
Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj, Xhesika sqaroi se postimet e mëparshme ishin bërë nga familjarët, pasi ajo vetë e kishte pasur të pamundur përdorimin e telefonit.
“Para disa ditësh familjarët e mi kanë shkruar në emrin tim, sepse unë nuk kam qenë në gjendje të përdor telefonin. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe kam qenë në reanimacion,” shkruan këngëtarja në postimin e saj.
Ndonëse situata ka qenë e rëndë, Xhesika dha shpresë duke thënë se sot ndihet pak më mirë dhe gjeti forcën për t’i falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe lutjet e shumta që ka marrë gjatë këtyre ditëve.
Këngëtarja kërkoi ndjesë që nuk ka mundur t’u kthejë përgjigje mesazheve, por premtoi se do ta bëjë këtë sapo gjendja e saj të stabilizohet plotësisht. Reagimi i saj vjen si një lehtësim për fansat, të cilët ishin në pritje të një informacioni zyrtar pas lajmeve se ajo ishte dërguar për kurim jashtë vendit.
