BallinaLajmeEliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i...

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Të ngjajshme

AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council)...

Ndodhet jashtë vendit për shërim, vjen lajmi i fundit nga këngëtarja shqiptare

Pas disa ditësh shqetësimi për gjendjen e saj shëndetësore,...

Rama publikon pamje të bagerëve duke rrënuar shtëpi pa leje në Hajvali

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një zë të fortë në mbështetje të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin e Engel ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Sot humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë.

Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe”, shkroi Presidenti.

Ish-kongresmeni Eliot Engel ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Ai përfaqësoi për më shumë se tre dekada shtetin e Nju Jorkut në Kongresin amerikan, duke qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të çështjes shqiptare në SHBA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz