Kapiteni i Liverpulit, Virgil van Dijk ka shkruar për shokin e skuadrës, Andy Robertson.
Mbrojtësi skocez do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit, pasi i skadon kontrata, shkruan IndeksOnline.
Shoku i tij, Van Dijk ka bërë një mesazh emocional, për nëntë vitet e kaluara së bashku në ”Anfield”.
“Nëntë vite… kjo nuk është thjesht një kapitull, është një epokë e tërë. Nëpër momentet e mira, presionin, çastet e mëdha dhe festimet, ke qenë aty në çdo hap të rrugës. Së bashku, ne kemi fituar gjithçka.
Më shumë se trofetë, janë kujtimet, betejat dhe të qeshurat gjatë rrugës ato që do t’i mbajmë mend më së shumti.
Pavarësisht se çfarë po ndodhte, kur fishkëllima binte, ne e dinim se mund të mbështeteshim tek njëri-tjetri.”, ka shkruar Van Dijk./IndeksOnline/