BallinaLajmeDeputeti i VV-së: Të akuzuarit në Hagë s’janë kriminel, lufta e UÇK-së...

Deputeti i VV-së: Të akuzuarit në Hagë s’janë kriminel, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pikë

Të ngjajshme

Bajrami sulmon Qeverinë: Inflacioni po përdoret si taksim i fshehtë dhe për blerje votash

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka...

Bajrami kritikon Qeverinë: Po e ushqeni inflacionin dhe po i blini votat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Azemi ka ritheksuar qëndrimin se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe e drejtë, duke thënë se nuk duhet të vihet në dyshim nga asnjë subjekt politik shqiptar.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pikë. Nuk ka diskutim. Nuk besoj që do të duhej të kishte subjekt politik shqiptar që e vë në dyshim luftën dhe drejtësinë e luftës çlirimtare”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se të akuzuarit në Dhomat e Specializuara në Hagë duhet të shpallen të pafajshëm, sipas tij pasi kanë luftuar në territorin e tyre për çlirim.

“Pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë ne besojmë se duhet të shpallen të lirë, sepse kanë luftuar për çlirim në tokën e tyre dhe nuk kanë qenë as agresorë, as pushtues e as kriminelë në mënyrën se si po trajtohen”, ka thënë Azemi.

Ai ka rikujtuar gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër themelimit të kësaj gjykate që nga fillimi.

“Vetëvendosje ka qenë kundër kësaj gjykate”, ka shtuar ai.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur proceset ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë po vazhdojnë dhe mbeten temë e debatit politik në Kosovë.

Video:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz